“Përballje me Ramën si në 1991-n”, Çollaku: Nëse ndodh ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës, Rilindja të konsiderohet si PPSH
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku deklaron se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës për të manipuluar zgjedhjet është asgjësim i çdo konsensusi politik e civil në vend.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Çollaku shprehet se nëse nesër në parlament kalojnë ndryshimet e njëanshme kushtetuese,vendi është pa asnjë iluzion në kushtet e 1991-it.
Dhe nisur nga kjo, Çollaku thekson se nga nesër Rilindja duhet të konsiderohet si PPSH në 1991-n, dhe modeli i përballjes duhet të jetë i njëjtë
“Nga nesër bie çdo Iluzion.
Nëse nesër në parlament kalojnë ndryshimet e njëanshme kushtetuese,vendi është pa asnjë iluzion në kushtet e 1991.
Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës për të manipuluar zgjedhjet është asgjësim i çdo konsensusi politik e civil në vend.
Nga nesër Rilindja duhet të konsiderohet si PPSH në 1991,dhe modeli i përballjes duhet të jetë i njëjtë e me të gjitha gjasat dhe #Rrezultati…”, shprehet Kreshnik Çollaku.