Përcillet në banesën e fundit 20-vjeçarja, i ati akuzohet për krimin

I është dhënë lamtumira e fundit viktimës Sabrina Lekaj, 20 vjeçares. Babai i saj është i arrestuar pasi akuzohet se është ai autori i vrasjes me thikë

Lekaj u gjet e vdekur në makinë dhe pranë saj i plagosur babi, i fundit ky që gjendet në burg nën akuzën e vrasjes dhe vetëplagosjes.

Mediet e huaja raportojnë se në ceremoninë e funeralit të viktimës kanë marrë pjesë vëllai 11-vjeçar Pyrrhus, nëna Romina, gjyshja me origjinë shqiptare dhe miqtë e të afërm. I vetmi që ka munguar në ceremoninë mortore ishte babai i saj, Petrit Lekaj, i cili gjendet në paraburgim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por si ka ndodhur vrasja makabre?

Swiss Digital Mobile Reklama

Sabrina Lekaj, 20-vjeç, studente në fakultetin e Mjekësisë u gjet e vrarë në sediljen e përparme të makinës tip “Mercedes-Benz”. Në krah të saj u gjet edhe babai i saj Petrit Lekaj, i plagosur në stomak, pasi kishte tentuar të vetëvritej.

Ai u transportua në spital dhe të martën policia e akuzoi atë për vrasjen e vajzës së tij dhe e ka shoqëruar në stacionin e policisë.

Viktima kishte shkëmbyer mesazhe me miqtë

Policia ka marrë në shqyrtim shumë prej mesazheve telefonike që Sabrina kishte shkëmbyer me miqtë e saj.

Në mesazhet e dërguara, viktima ankohej se kishte marrëdhënie të vështira me prindërit e saj të cilët e akuzonin si k**** dhe për këtë arsye ajo kishte një marrëdhënie të tensionuar me familjen dhe se nuk donte të jetonte në një çati me ata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?