”Përcollën vajzën nuse nga çadra”, Berisha: Rama merr 150 mijë euro avion privat
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vizituar këtë të martë familjen e Martin Jakut, banesa e të cilit u shemb nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Berisha u shpreh se pallatet për të prekurit nga tërmeti janë ndërtuar, por se nuk shpërndahen pasi priten zgjedhjet për të përfituar vota. Nga çadra ku jetojnë, ku familje nxorri edhe vajzën nuse.
”E kam ndjekur me shumë vëmendje dasmën tuaj, përcjelljen fisnike që bëtë në kushte të vështira, por ju siguroj se vështirësia e madhe është pas dhe gjërat do të ndryshojnë. Parlamenti është arenë debati ku dje ishte dita ku duet të paraqisnim hallet e qytetarëve, kurse ata merreshin vetëm si të mbrojnë qeverinë ato ministra të cilët mendojnë gjithë ditën dje nuk mendojnë për qytetarët. Jo vetëm kaq, por nuk mendojnë për zonat e tyre elektorale nga kanë dalë.
Mendojnë si të mbrojnë Ramën e qeverinë e tij që po zhytet çdo ditë e më shumë në skandale të mëdha, në vjedhje e plaçkitje dhe në braktisje të qytetarëve. kanë harruar se ekziston qytetari, hallet e dertet e tij të përditshme. S’ka turp më të madh, një shtet që lë punonjësen që ka shkrirë jetën në kujdesin e shëndetit të banorëve, e lë 3 vite në një çadër, kurse vetë Rama merr avionin personal 150 mijë euro udhëtim. Blen instilacionin për Kryeministrisë 4 mln euro arka druri, dhe ti fle në çadër”.