Përdhunimi i 14-vjeçares, Hazizaj: Zyrtarët e lartë të qeverisë të japin dorëheqjen
Përdhunimi i një 14-vjeçareje në Kavajë ka sjellë një reagime të ashpër edhe nga shoqëria. Altin Hazizaj, drejtuesi i “Qendrës për të Drejtat Njerëzore të Fëmijëve” drejtoi gishtin nga shtetit. Në një lidhje telefonike për Ora News, Hazizaj tha se zyrtarë të lartë të qeverisë duhet të japin dorëheqjen.
Altin Hazizaj: Institucionet shqiptare, shteti shqiptar, qeveria shqiptare nuk reagojnë në të tilla raste, sepse thuajse në të gjitha rastet që janë raportuar deri tani nuk bëhet fjalë për zyrtare ministrash, nuk bëhet fjalë për fëmijë deputetësh, për djem apo vajza të kryetar bashkie, të këtyre njerëzve që mbajnë pushtetin, por që kanë për detyrë të bëjnë diçka për fëmijët.
Rasti i fundit për mua është një skandal që në fakt nuk duhet të ndalet këtu, nuk duhet të jetë skandal i radhës, por ky skandal duhet të shkaktojë dorëheqje masive të të gjithë atyre ministrave, zv/ministrave, kryetarëve të bashkisë, drejtorët e policisë. Për mua ky është momenti që zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptarë duhet të fillojnë të japin dorëheqje masive.
KOHA JONË SONDAZH

