Përdhunimi i 14-vjeçares, ja një nga rekomandimet e Avokatit të Popullit
Një nga rekomandimet e Avokatit të Popullit për rastin e 14-vjeçares në Kavajë të përdhunuar nga 8 adoleshentë do të jetë edhe ndryshimi i legjislacionit për mënyrën si veprojnë mediat në trajtimin e rasteve të tilla.
Këtë gjë e bëri të ditur, komisionerja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut pranë Avokatit të Popullit. Nela Pejka tha në Ora Neës se duhet të përcaktohen rregulla për mënyrën si media duhet ti raportojë këto ngjarje
Nela Pejka: Një nga rekomandimet që Avokati i Popullit do ta adresojë në institucionet përgjegjëse do të jetë ndryshimi i legjislacionit për mënyrën si veprojnë mediat në trajtimin e rasteve të tilla me kaq sensibilitet kur bëhet fjalë për dhunimin, abuzimin seksual ndaj fëmijëve të mitur. Por jo vetëm, sa herë të kemi të bëjmë me raste të tilla, ku në qendër janë të miturit ne do të kërkojmë që të përcaktohen rregulla më të detajuara, për mënyrën si media duhet ti raportojë këto ngjarje. Çfarë duhet të mbajë në konsideratë.
KOHA JONË SONDAZH

