Përdhunimi i 14-vjeçares, Loka: Ngjarje me shumë viktima, politika duhet të rrijë larg
Psikologia Silvana Loka tha në studion e lajmeve të Ora News se përdhunimi i vajzës në Kavajë është një ngjarje me shumë viktima dhe ndjeshmëria është shumë e lartë.
Ajo tha se politika nuk duhet të përzihet në raste të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët.
Silvana Loka: Jemi në një moment, kur lajmi është ende shumë i nxehtë. Ndjeshmëria është shumë e madhe dhe shpesh herë ndjeshmëria shumë e madhe mund të na çojë në gabime fatale në mënyrën si e komentojmë, sesi mbajmë qëndrime dhe pastaj çfarë sugjerime do të japim për të përmirësuar situatën. Kjo është një situatë më shumë viktima. Viktima më e madhe është vajza, janë viktima minorentët e tjerë që kanë kryer veprën penale, janë viktima prindërit e tyre, janë viktima të një dhunë mediatike dhe politike stafi shkollor, psikologu i shkollës. Pra dua të them që ngjarja izolohet vetëm tek minorenët që kanë konsumuar veprën penale. Politika me të vërtetë është shumë e çuditshme, por nuk mund të jetë aq e çuditshme sa të justifikojë faktin që të përdorë dhe fëmijët për më shumë vëmendje, ose heqje të vëmendjes. Ky është një rast që nuk duhet të tolerohet të përsëritet. Asnjëherë kur ka të bëjë me fëmijë politika nuk mund të përzihet.
KOHA JONË SONDAZH

