Përdhunimi i të miturit në Krujë. Policia: I dyshuari është arrestuar
Pas denoncimit që u publikua në faqen e ish-kryeministrit Sali Berisha se blutë kanë fshehur një ngjarje të rëndë, ku pretendohet se një 6-vjeçar është përdhunuar, ka reaguar Policia e Durrësit. Kjo e fundit thekson se shtetasi D.T, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të miturin është arrestuar. Mes të tjerash Policia thekson se nuk e ka fshehur si ngjarje, por e ka publikuar si lajm në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit pa dhënë më tepër detaje, me qëllim për të ruajtur dhe mos cënuar të drejtat e fëmijës. Ne denoncimin e Berishes thuhet se autori eshte i aferm i kryetarit te Bashkise se Krujes, Artur Bushit.
REAGIMI I POLICISË
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, me pretendimin se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur ngjarjen ju sqarojmë se:
Rasti që është trajtuar në media që bën fjalë për një shtetas, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, ju informojmë se autori i dyshuar shtetasi D.T, është arrestuar.
Policia nuk e ka fshehur si ngjarje, e ka publikuar si lajm në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit pa dhënë më tepër detaje, me qëllim për të ruajtur dhe mos cënuar të drejtat e fëmijës.
Neni përkatës tregon edhe veprën penale që dyshohet se ka kryer shtetasi i arrestuar.
Vijojnë hetimet dhe pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor në zbardhjen e plotë të saj.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!
Denoncimi i Berishës: Përdhunoi fëmijën 6 vjeçar! Pedofili i afërt i kryebashkiakut socialist
KOHA JONË SONDAZH

