Përdhunoi 13-vjeçaren, dënohet me 35 vjet burg

Mësohet se gjykimi është zhvilluar me procedurë të shkurtuar dhe, në bazë të ligjit, të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit. Megjithatë, gjykata ka vendosur që, i pandehuri, gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit, të mos përfitojë asnjë nga lehtësirat që parashikon ligji (leje, ulje dënimi, etj.)

Në konkluzionet e saj, të paraqitura rreth 3 javë më parë, Prokuroria e Elbasanit kërkon 35 vjet burgim për shtetasin Eno E., 35 vjeç, i akuzuar për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me të mitur”, në dëm të një familjareje të afërt të tij, 13 vjeç në momentin e kryerjes së krimit.

Ngjarja për të cilën akuzohet shtetasi Eno E. ka ndodhur në Shtator 2013 në fshatin Serres, në Selanik të Greqisë. Sipas hetimit ka rezultuar se i akuzuari ka përfituar nga fakti që ka qenë vetëm me të afërmen e tij të mitur në shtëpi dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e kërcënuar edhe me jetë. Këto fakte janë provuar edhe nga aktet e ekspertimit përkatëse, të realizuara në kuadër të këtij hetimi. Menjëherë pas ngjarjes, familjarët e vajzës kanë bërë kallëzim pranë autoriteteve greke në zonën ku jetojnë. Gjithashtu, një kallëzim i tillë është dorëzuar edhe pranë autoriteteteve shqiptare, në qytetin e Elbasanit. Shtetasi i akuzuar, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, ka kaluar kufirin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Pas kallëzimit të familjarëve të të miturës në Elbasan, Prokuroria e këtij qyteti ka nxjerrë urdhër-ndalimin, i cili është ekzekutuar një vit më parë, në dt. 01.10.2013. Më pas, urdhëri i ndalimit është konsideruar i ligjshëm nga gjykata dhe ditën e sotme (dt. 08.10.2014), prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal, me 35 vjet, për të akuzuarin e kësaj vepre të rëndë penale.

SHKARKO APP