Përdhunoi 17-vjeçaren greke, arrestohet shqiptari që hiqej si pakistanez

Një 27-vjeçari shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, nën dyshimet se ka abuzuar me një 17-vjeçare. Sipas autoriteteve greke, ngjarja ndodhi në lagjen Korydallos të Athinës. Vajza ishte njohur me autorin në rrjetet sociale, nëpërmjet një profili në të cilin deklarohej se ishte nga Pakistani.

Pas disa komunikimesh, dy të rinjtë vendosën të dalin për tu njohur nga afër. Shëtitja romantike u kthye në makth për viktimën, në kohën që ai e shoqëroi në banesë dhe nën kërcënim e përdhunoi për disa orë.

Bëhet fjalë për një 27-vjeçar shqiptar, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik. Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një person tepër të rrezikshëm, madje nuk kishte shumë kohë që ai ishte liruar nga burgu ku mbahej nën akuza të rënda. Ai do të dërgohet për masë sigurie në gjykatë.

SHKARKO APP