Përdhunoi dy vajza italiane, dënohet me 8 vite burg taksisti shqiptar
Një taksist shqiptar është dënuar në Itali me 8 vite burg për përdhunimin e dy vajzave italiane.
Besnik Hoxha, rreth 30 vjeç, u arrestua në janar të vitit të kaluar me akuzën për përdhunim.
Mediat italiane raportojnë se Hoxha ka përdhunuar dy të rejat, të moshës 20 dhe 25 vjeç brenda makinës midis korrikut 2016 dhe nëntorit 2017, ndërsa po i dërgonte nga një diskoteka e famshme në Milano ‘Old Fashion’ në shtëpi.
Vendimi për dënimin e taksistit shqiptar u mor nga një gjykatë në Milano të premten (5 tetor).
Gjatë leximit të aktgjykimit ishte gjithashtu një nga dy viktimat e përdhunimit, por të dyja morën pjesë në seancat e mëparshme gjyqësore.
Në të dyja rastet, sipas hetimeve të prokurorit italian Gianluca Prisco, Hoxha joshi dy vajzat jashtë diskos rreth orës 04-05 të mëngjesit, u ndal në një rrugë anësore dhe i përdhunoi, duke përfituar gjithashtu nga gjendja e dehur e tyre.
Prokuroria kërkoi një dënim prej 14 vite e gjysmë por gjykata mori vendimin për 8 vite burg.
KOHA JONË SONDAZH

