Përdhunoi gruan gjermane në tualetin e trenit, një shqiptar në pranga

 

Shqiptarët janë bërë shpesh pjesë e historive  të pakëndshme në vendet perëndimore dhe rasti i fundit vjen nga Gjermania.   

Një shtetas shqiptar mësohet se ra në pranga, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një 54-vjeçare gjermane.

Kjo ngjarje ndodhi ditën e diel në trenin e linjës Erfurt-Gotingen në Gjermani dhe sipas gazetës gjermane “Sudthuringen”, mësohet se 29-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ka përdhunuar në tualetin e trenit gruan e moshuar. Sakaq, policia gjermane ka nisur hetimet ditën e hënë, ndërsa u arrit që sot të vihej në pranga emigranti shqiptar.

Ndërkaq, 54-vjeçarja para oficerëve të policisë pohoi se ajo është përdhunuar nga i riu në tualetin e trenit, në kohën kur ajo kishte shkuar atje të kryente nevojat personale.

Policia po heton për të provuar akuzat e ngritura nga shtetasja gjermane.

SHKARKO APP