Përdhunoi gruan në sy të fëmijës, pranga 21-vjeçarit shqiptar në Itali

Një shtetas shqiptar u arrestua në Itali pasi akuzohet për përdhunimin, kërcënimin dhe persekutimin e një gruaje.

Ka qenë 35-vjeçarja e cila ka denoncuar të riun shqiptar 21-vjeçar me kombësi shqiptare. Sipas policisë, shqiptari është një shtetas i papunë dhe mbi të rëndon akuza e sulmit seksual, kërcënimit dhe persekutimit. Ai u arrestua mëngjesin e së shtunës, dhe tani është në burg në pritje për të dalë para gjykatës.

Hetimet ndaj shqiptarit filluan që më datën 10 prill, kur gruaja u paraqit në komisariat për të bërë denoncimin. Ajo raportoi se 21-vjeçari, me të cilin kishte patur një lidhje të shkurtër romantike që më pas kishte përfunduar, e kishte sulmuar atë dhe kishte abuzuar seksualisht me të.

Gruaja rrëfeu se ngjarjen duke thënë se, një ditë në mëngjes ajo ishte duke pritur djalin e saj 10-vjeçar, kur papritur ra dera dhe hyri shqiptari, me të cilin ishte ndarë kohë më parë. Fillimisht ai i kërkoi asaj një cigare, pastaj hyri me dhunë brenda në banesë dhe e përdhunoi atë. Pas gjysmë ore torture, gruaja reagoi duke e goditur në fytyrë atë dhe duke e përzënë nga shtëpia. Sikur të mos mjaftonte kjo, në banesë u gjend edhe vëllai i shqiptarit i cili gjithashtu e dhunoi italianen dhe e tërhoqi zvarrë nëpër shkallë.

Pjesë e kësaj skene të tmerrshme u bë dhe djali i saj 10-vjeçar, i cili duke parë nënën në atë gjendje shpërtheu në lot. Gruaja pësoi lëndime të mëdha, fraktura në fytyrë, në këmbë dhe në dorën e djathtë. Ndërsa shqiptari u arrestua të shtunën. Tani ai është duke pritur për seancën gjyqësore në burgun Casseti.

SHKARKO APP