Përdhunoi të miturën, arrestohet 47-vjeçari
Një tjetër ngjarje e rëndë është zbuluar nga Policia e Shtetit, ku një 47-vjeçar është vënë në pranga pas përdhunimit të së miturës ku edhe e kishte kërcënuar për të mos treguar për këtë ngjarje.
”Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë ndalimi i shtetasit U.C, 47-vjeç, banues në Mat, pasi dyshohet se rreth dy javë më parë ka kryer marrdhënie seksuale me një të mitur 12-vjeçe, dhe me datë 01.12.2021, shtetasi U.C, e ka kanosur atë për të mos treguar. E mitura sëbashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U.C, i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja””,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.