Përdhunonte sistematikisht prej tre vitesh 16 vjeçaren, arrestohet 46-vjeçari nga Fieri

Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë për 3 vite me radhë, që kur ajo ka qenë 16 vjeç.

Mësohet se shtetasi Thoma Çala është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga vajza në polici.

“Nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, u bë ndalimi i shtetasit të dyshuar për veprën penale” Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”,Thoma Çala, 46 vjeç, banues në fshatin Sheqishte, Fier. Ndalimi i tij u bë pasi më datën 05.09.2015, në orën 18:00, ka bërë kallëzim shtetasja K.Ç, 19 vjeçe, ku kallëzon se shtetasi i mësipërm e ka përdhunuar nga muaji Prill i vitit 2010 e në vazhdim deri në vitin 2013”,-­ thuhet në njoftimin e policisë

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga Neni 100/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP