Përdhunuan në grup 13-vjeçaren, ja me sa vite burg mund të dënohen 7 adoleshentët
Prej disa ditësh opinioni publik në vendin tonë është tronditur nga përdhunimi i 13-vjeçares nga disa bashkëmoshatarë në Kavajë.
Shtatë adoleshentët që abuzuan seksualisht me të miturën janë nën hetim për veprën penale parashikuar në nenin 100 fraksion dy i cili thotë: Kur marrëdhënia seksuale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose me dhunë, ose kur i janë shkaktuar fëmijës së dëmtuar pasoja të rënda për shëndetin dënohet me burgim jo më pak se njëzet e pesë vjet.
Ndaj ata rrezikojnë që të dënohen me nga 25 vite burgim secili.
Mësohet se pala mbrojtëse e një prej djemve të akuzuar ka kërkuar që të vihet një masë sigurie më e butë me pretendimin se ishte i sëmurë por gjykata e ka hedhur poshtë.
Kujtojmë këtu se gjatë ditës së djemshme në media qarkulloi informacioni se 13-vjeçarja kishte tentuar edhe vetëvrasjen.
KOHA JONË SONDAZH

