Përdhunuesi amerikan arrestohet në Shqipëri, ekstradohet drejt SHBA-së

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA është arrestuar në Shqipëri.

Shtetasi amerikan Luke Adrian COOKE, 34 vjeç, lindur në Tenessee nga Janari i vitit 2003 deri më 11 Maj 2006, në Kontean e Shirby/Memphis/Tennesse/SHBA,  ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një adoleshent 15 vjeçar e më pas më 11 maj 2006 ka ngacmuar seksualisht një 8 vjeçar.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Washingtonin, në datën 15.04.2015, shtetasi Luke Adrian COOKE është arrestuar në territorin shqiptar  me qëllime ekstradimi  .

Ndërsa  të enjten nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Aeroporti i Rinasit Tiranë, drejt SHBA-së i këtij të shumëkërkuari, i cili kishte zgjedhur Shqipërinë si vendin ideal për arratinë e tij.

 

SHKARKO APP