Perëndimi paralajmëron sanksione të ashpra ndaj Rusisë. Kundërpërgjigjet Moska: Do t’u mbyllim derën ambasadorëve tuaj!
Në orët e fundit, SHBA dhe aleatët perëndimorë kanë paralajmëruar se do të ndëshkojnë Rusinë për veprimet e saj në Bucha.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën se presidenti rus Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij do të “ndiejnë pasojat” dhe se partnerët perëndimorë do të intensifikojnë sanksionet kundër Moskës.
Ndërkohë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan deklaroi se SHBA po punonte “intensivisht me aleatët e saj evropianë për sanksione të mëtejshme për të rritur presionin dhe për të rritur koston ndaj Putinit dhe Rusisë”. Franca dhe Gjermania kanë thënë gjithashtu se do të dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre.
Si përgjigje, Rusia tha se do të hakmerrej dhe “do të mbyllte derën e ambasadave perëndimore” tha ish-presidenti rus dhe nënkryetari i këshillit të sigurisë Dmitry Medvedev. “Do të jetë më e lehtë për të gjithë. Dhe pastaj ne do të përfundojmë vetëm duke e parë njëri-tjetrin në asnjë mënyrë tjetër veçse me armë”, paralajmëroi ai.