Përfaqësimi nga Balla në PE, Berisha: Kalbësira kundërmon në Parlamentin Europian!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook pas perfaqësimit të Ballës në parlamentin Europian.

“Kurre ndonjëherë një vend nuk i ka lejuar vetes të përfaqësohet nga një njeri me pesë mbiemra siç është rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari”- thekson deputeti demokrat.

Ja postimi i ish-Kryeministrit Berisha në facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kalbësira kundërmon në Parlamentin Europian!

Swiss Digital Mobile Reklama

Një akt tjetër fatal kundër integrimit në Bashkimin Europian.

Të dashur miq, ajo që ndodhi dje në Parlamentin Europian është e pashembullt në historinë e atij parlamenti sepse kurrë ndonjëeherë një vend nuk i ka lejuar vetes të përfaqësohet nga një njeri me pesë mbiemra siç është rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura/ Jaupllari.

Ky akt i denoncuar nga opozita, e cila ka paraqitur fakte dhe dokumenta se vetëm me famozin Bego, Taulant Yaris ka bërë 24 rrugë jashtë shteti, ka tronditur thellë Parlamentin Europian dhe mjerisht edhe shanset e Shqipërisë që kërkon të integrohet duke përdorur pasaportat diplomatike të politikaneve në shërbim të trafikantëve dhe ngarkesave të tyre të drogës!

Ngjarja e djeshme në Parlamentin Europian është një apel, kushtrim për mbarë shqiptarët të përmbysim sa më parë këtë klikë kriminale në pushtet për të çelur rrugën e mbyllur prej saj të integrimit europian. sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?