Përfaqësues të UGSH: Rama tërhiqu, kërkon të robërosh median

Përfaqësues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Grupi Shqiptar për të drejtat e Njeriut etj në konferencën për shtyp përpara selisë së Parlamentit Shqiptar paralajmëruan përshkallëzim të reagimit të shoqërisë civile dhe shoqatave të gazetarëve shqiptarë kundër propozimit për ndryshimin e nenit të shpifjes.

Ata kërkuan tërheqjen e menjëhershme të amendimit të propozuar nga kryeministri dhe u kërkuan gjithë deputetëve shqiptarë të mos bëhen pjesë e këtij ndryshimi ligjor.

Denoncuan këtë propozim si inkurajues të censurës dhe autocensurës dhe si një akt që shumëfishon robërinë ndaj medias dhe ngushton lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Elsa Ballauri, Aleksandër Çipa dhe Ilir Aliaj në emër të grupimeve dhe shoqatave të gazetarëve bënë apel për mbështetjen e protestës që kanë iniciuar grupe gazetarësh në rrjetet sociale.

SHKARKO APP