Përfitojnë dhe shqiptarët! Qeveria gjermane firmos sot vendimin e rëndësishëm për emigrantët, kush merr leje qëndrimi

Kabineti qeveritar gjerman vendos të mërkurën për ligjin e “shansit për të drejtë qëndrimi”. Një lajm i mirë për ata që duhet të kalonin prej vitesh në Gjermani nga një leje “Duldung” në tjetrën.
Të mërkurën (06.07) kabineti qeveritar gjerman vendos për paketën e parë të reformës së migracionit. Projektligji i Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon futjen e një të ashtuquajturi “shans për të drejtë qëndrimi”. Kjo u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi.

Migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) – do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani. Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani.
Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë. Po ashtu parashikohet edhe zgjatja e burgimit para dëbimit për të dënuar të caktuar deri në gjashtë muaj, derisa autoritetet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?