Performanca në OKB, Nesturi: Rama i ka dhënë emër të mirë Shqipërisë
Analisti Plator Nesturi, ka komentuar debatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, debat i cili u drejtuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Për të Rama si drejtues i debatit në Këshillin e Sigurimit i ka dhënë një hapësirë më të madhe emrit të Shqipërisë.
“Zoti Rama në kuadrin e drejtuesit të seancës meqë Shqipëria ka presidencën në këtë periudhë, ka bërë pjesën e tij. Është normale që thelbi i gjithçkaje ishte Ukraina dhe Shqipëria bëri punën e saj.
Unë mendoj se Rama i ka dhënë një hapësirë më të madhe emrit të Shqipërisë, jo vetëm të tijit, pasi në vetvete, kjo ishte një iniciativë e Shqipërisë duke qenë kryesuese e radhës e Këshillit të Sigurimit. Në këtë kuadër edhe ajo që quhet makina propagandistike mund të ndikojë në atë që ne themi për Shqipërinë”,-tha Plator Nesturi në ”Euronews Albania”.