Përfshihen nga zjarri dy makina në Vlorë, çfarë dyshohet

Dy makina janë përfshirë nga zjarri gjatë natës në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti.

Policia njofton se mjetet kanë qenë të parkuar kur janë përfshirë nga flakët, ndërsa iu përkasin dy grave. Autoritetet dyshojnë se ngjarja është aksidentale.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Pavarësia” Vlorë, kanë marrë flakë në parkim 2 automjete, ku si pasojë automjeti i markës Smart në pronësi të shtetases K.D., është djegur plotësisht dhe automjeti i markës Volkswagen në pronësi të shtetases F.F., është djegur pjesërisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

SHKARKO APP