Përfshihet nga flakët autobusi i linjës së ”Institutit” në Tiranë, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar

Një autobus i linjës së Institutit në Tiranë, ka marrë flakë në ecje, por fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne.

Njoftimi nga policia

Me datë 10.04.2023, rreth orës 16:50, në rrugën “Dritan Hoxha”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht në pjesën e motorrit, autobusi i linjës së Institutit, me drejtues shtetasin S. A.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse. Personat që ndodheshin në autobus kanë dalë nga autobusi dhe nuk ka asnjë të dëmtuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

SHKARKO APP