Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, i moshuari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi banesa e tij u përfshi nga flakët dhe gjithashtu dhe ai vetë.

Policia thotë se rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?