Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, digjet kati i dytë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “10 korriku”, ndërsa është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës.

Policia njofton se si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sot, rreth orës 09:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është përfshirë nga flakët kati i dytë i banesës së shtetasit K. B., 60 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP