Përfshihet nga flakët dyqani në Durrës, pronari përfundon në spital
Një dyqan në lagjen nr.13 në Durrës është përfshirë nga flakët, ndërsa pronari ka marrë dëmtime të lehta.
Sipas policisë, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 13, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë dëmtime të vogla dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.
KOHA JONË SONDAZH

