Përfshihet nga flakët kati i 6-të i një pallati, forcat zjarrfikëse me urgjencë në vendngjarje

Kati i 6-të i një pallati në Durrës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Paraprakisht bëhet me dije se flakët kanë shpërthyer në një apartament në katin e 6-të pallatit, në zonën e ish-furrës së bukës në Durrës, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi dy mjete të forcave zjarrfikëse të qytetit bregdetar.

Shkaku i flakëve nuk dihet ende, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet as për persona të lënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?