DETAJE/ Zjarri te Gjykata e Lartë, dyshimet e para për shkakun

Paraditen e sotme, në lokalin që ndodhet në tarracën e Gjykatës së Lartë, ka rënë zjarr. Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me shkakun e zjarrit dhe hetimet vijojnë, por paraprakisht dyshohet se shkak mund të jetë bërë ngarkesa e kondicionerëve ose ekspresi i kafesë.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar, përveç dëmeve materiale.

Për shuarjen e flakëve u angzhuan 2 zjarrfikëse dhe 10 forca të zjarrfikëses

Pas shuarjes së zjarrit, tani po bëhet ajrosja e ambienteve.

SHKARKO APP