Përfshihet nga flakët makina në autostradën “Tiranë-Elbasan”

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte në autostradën “Tiranë-Elbasan”.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin të jetë bërë një defekt në mjet.

Nga zjarri fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Rreth orës 10:30, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin I. Z., 39 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale”,- njofton Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?