Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, nuk ka të lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Durrës, por për fatin e mirë nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira.

Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?