Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, ja shkaqet

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës, duke vënë në rrezik edhe një banesë aty pranë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, bëhet e ditur se banesa është e pabanuar, por dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike si pasojë e amortizimi të shtëpisë.

Zjarri rrezikoi edhe një banesë ngjitur por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të munduar shuarjen e flakëve. Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP