Përfshihet nga flakët një banesë në Sovjan të Maliqit, dyshimet e para
Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diel në fshatin Sovjan të Maliqit.
Sipas informacioneve mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Kudret Pashollari i cili prej vitesh jeton me familjen ne Itali.
Si pasojë e flakëve burime bëjnë të ditur se ka dëme të shumta materiale ndërsa ende nuk është përcaktuar shkaku i rënies së këtij zjarri, banesë e cila prej vitesh ishte e pabanuar.
U desh ndërhyra e zjarrfikësve të cilët bënë të mundur izolimin e flakëve për të mos patur pasoja edhe tek banesat e tjera ndërsa policia po punon për shkaqet dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.