Përfshihet nga flakët një garazh, shkrumbohen dy makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Azem Galica” në Paskuqan, ku dy makina janë shkrumbuar nga flakët. Sipas policisë zjarri ka rënë në garazhin në pronësi E.H ndërsa më pas janë përfshirë nga flakët dy makinat që ishin parkuar aty.

Ngjarja është regjistruar në orën 02:50 të mëngjesit të sotëm.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan, ka rënë zjarr në garazhdin në pronësi të shetasit​ E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.

SHKARKO APP