Përfshihet nga flakët servisi në Shijak- Durrës, shpërthejnë automjetet

Një sevis automjetesh është përfshirë nga flakët në aksin Durrës- Shijak, afër Xhafzotajt.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se po dëgjohen shpërthime për shkak se janë duke shpërthyer nga zjarri automjetet të cilat në sarbatorët e tyre kanë karburant.

Deri tani nuk raportohet për të lënduar. Nuk dihet ende se nga se ka ardhur zjarri por ngjarja ka ndodhur pak më parë dhe katër zjarrfikëset janë në vendin e ngjarjes për të kontrolluar flakët.

SHKARKO APP