Përfshirje në vrasje dhe ngjarje të tjera kriminale, 1 të arrestuar e 2 të shoqëruar në Elbasan

Policia e Shtetit, e cila po kryen një sërë kontrollesh në qytetin e Elbasanit dhe rrethinat e tij pas vrasjes së Bujar Çelës, njofton se ka arrestuar 1 person ndërsa ka shoqëruar dy të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, të prangosurit akuzohen për një seri ngjarjesh kriminale, përfshirë edhe vrasje.

Ende nuk bëhen të ditur identitetet e të arrestuarit dhe të shoqëruarve dhe akuzat që rëndojnë mbi ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë vijojnë postoblloqet në hyrje-daljet e qytetit ku kontrollohen me imtësi të gjitha automjetet që kalojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?