Përfundojnë procedurat. Kur hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e patentave

Kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme nga pala italiane lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mësohet se kjo marrëveshje, e cila është miratuar kohë më parë nga qeveria shqiptare do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021, koha e përcaktuar me ligj pas publikimit në fletoren zyrtare.

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes dy vendeve u dakordësua më 12 mars gjatë vizitës së Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, në Itali. Ndërsa më datë 17 mars, marrëveshja u firmos në Tiranë mes Ministres Xhaçka dhe Ambasadorit italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?