Përfundojnë votimet në LSI. Silva Caka: Pjesëmarrja rekord 80 %, garanci për fitoren e 25 prillit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Silva Caka në një deklaratë për mediat dha detaje nga procesi i votimit të LSI. Cakaj tha se zgjedhjet kanë përfunduar me pjesmarrje rekord.
“Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi. 28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online”,- tha Caka.
“Ne sot ndjejmë forcën e qytetarëve që treguan se 25 prilli nuk do të jetë thjeshtë rotacion politik, por do të sjellë ndryshimi e vendit, për ta bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve”,- tha Caka.
Deklarata e plotë e kryetares së KQZ së LSI, Silva Caka
Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.
Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.
Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi.
28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.
Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.
Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.
Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa “popull” nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari. Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.
LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.
Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!
Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.
Lexoni edhe…
- LSI zhvillon zgjedhjet për anëtarët e Konventës Kombëtare dhe kreun e forcës politike
- VIDEO/ Zgjedhjet në LSI, mijëra të rinj votojnë të parët për drejtuesit e rinj
- Kryetarja e KQZ në LSI, Silva Caka shpjegon procesin e zgjedhjeve, ka një njoftim për anëtarët
- Gjosha: Ja si mund të votojnë online të gjithë ata që s’kanë mundësi
- Pjesëmarrje masive në votime në LSI Durrës
- “S’kam frikë nga zgjedhjet”, Kryemadhi tregon një nga qarqet ku do të garojë më 25 prill
- Zgjedhjet e LSI në Vlorë. Luan Rama: Jemi forca vendimtare për rrëzimin e regjimit
- Voton Petrit Vasili: LSI është e aftë të bëjë gjëra të jashtëzakonshme
- Elona Guri: Procesi i zgjedhjeve në LSI, risi dhe transparent, për të zgjedhur ekipin fitues të 25 prillit
- Përparim Spahiu: Nis zgjedhja e grupit drejtues të fitores së madhe të 25 prillit
- Video editorial i “Koha Jonë”: Zgjedhjet në LSI, mesazhi i fitores së 25 prillit
- Radha masive në LSI për të votuar tregoi se 25 prilli do sjellë Referendum dhe Rrotacion politik