Përfundon mbledhja e Ramës me ministrat dhe drejtorët e Bashkisë së Tiranës
Ka përfunduar mbledhja me dyert të mbyllura e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit e bashkisë së Tiranës. Një takim që nisi në orën 18:30, aty ku kryeministri Edi Rama lajmëroi disa nisma ligjore për të vendosur kontroll mbi territorin dhe duke paralajmëruar masa drastike ndaj abuzuesve.
Ai u ndal edhe te lirimi i zonave publike që janë bllokuar nga bizneset me qëllim përfitimi. Rama ka paralajmëruar strukturat përgjegjëse për menaxhimin e territorit se do të ndiqen penalisht nëse nuk denoncojnë ndërtimet pa leje në territorin e tyre.
Po ashtu kreu i qeverisë njoftoi se një rregullore e bashkisë së Tiranës për menaxhimin e hapësirës publike do të adaptohet për tu kthyer në Rregullore Kombëtare për tju shërbyer si inspektorëve të Mbrojtjes së Territorit, qoftë dhe policisë bashkiake dhe asaj të shtetit, por dhe qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

