Përfundon ndërtimi sistemit të vaditjes në Belsh, Balla: Garanton vaditjen e më shumë se 80 ha tokë bujqësore

Një investim i konsiderueshëm i qeverisë shqiptare garantoi vaditjen e më shumë se 80 ha tokë bujqësore në fshatrat Çërragë dhe Kosovë të Belshit. Prej 30 vitesh stacionet e pompimit kishin dalë jashtë funksionit dhe fermerët e këtyre zonave nuk arrinin të prodhonin për shkak të mungesës së ujit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialidte, Taulant Balla sëbashku me deputetin Musa Ulqini dhe Kryetarin e Bashkisë Arif Tafani panë nga afër ecurinë e punimeve ndërsa biseduan edhe me banorët e zonës.

Në fjalën e tij Balla tha se qeveria jonë mbetet e e angazhuar plotësisht të ndihmojmë fermerët të cilët po shtojnë prodhimin vit pas vitit dhe duhet të konsumojmë prodhime shqiptare.

“Po investojmë në plot vepra të mëdha në infrastrukturën bujqësore. Jo vetëm vënia në punë e kanaleve vaditëse të cilat kanë furnizuar me ujë vaditës shumë zona bujqësore, por në këtë investim kemi mbajtur një angazhim, i cili në fakt ka qenë angazhim i çdo politikani në 30 vite.

Gjithmonë është thënë që do të vendosen në punë stacionet e pompimit, por kjo nuk ndodhi asnjëherë.

Ky stacion pompimi pushoi së funksionuari në vitin 1992 dhe tashmë është vendosur në punë, duke u zëvendësuar motorpompa, dhe duke u rivendosur i gjithë kanali. Është një investim shumë i madh, por po kaq e madhe ishte edhe rëndësia që kishte, pasi 80 ha lidhen drejtpërdrejt me këtë kanal.

Belshi nuk është vetëm destinacioni kryesor turistik i qarkut të Elbasanit, por edhe produktet e tij bujqësore janë të lidhura me turizmin pasi, siç e themi çdo ditë, në këtë kohë të vështirë shumë e rëndësishme është të konsumojmë mallra dhe prodhime shqiptare.”, deklaroi Balla.

SHKARKO APP