Përfundon procesi i deklarimit të pasurisë, 35 kandidatë për BKH-në dorëzojnë formularët

Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për 35 kandidatët e kualifikuar si agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Deklaratat janë dorëzuar nga kandidatët me e-mail komisionit të Byrosë Kombëtarë të Hetimit. Anëtarët e komisionit do të verifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.

Burime pranë komisionit bëjnë me dije se disa prej kandidatëve nuk i kanë plotësuar sipas ligjit deklaratat e pasurisë.

Pas përfundimit të këtij procesi të kualifikuarit, kandidatët do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, që do bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.

Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.

SHKARKO APP