Përfundon protesta e PD, Basha: Asnjë kapele dhe fije floku polici të mos preken (VIDEO)

 

Partia Demokratike paraditen e sotme protestoi para sallës së Parlamentit në mënyrë paqësore. Protesta nisi në orën 10:00 dhe ka vazhduar për 3 orë e 40 minuta. Në podium kanë folur pjesa më e madhe e deputetëve dhe drejtuesve të selisë blu. Përveç çasteve të para të tubimit, kur u hodhën vezë dhe sende të forta drejt policisë, si dhe një momenti tensioni mes një pjese të turmës dhe gazetarëve të mediave të ndryshme që ndiqnin protestën, nuk ka pasur incidente të tjera.

Të gjithë folësit në podium kërkuan qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme. Njëkohësisht me protstën në shesh është zhvilluar dhe seanca e parlamentit ku ka pasur replika mes deputetëve të PD dhe Kryeministri Edi Rama për dekorimin e persekutorëve gjatë regjimit komunist.

Fjalimi i fundit në protestën në shesh u mbajt nga kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai hodhi  akuza ndaj qeverisë Rama-Meta, për krizën ekonomike dhe punësimin.

Sipas kryedemokratit, Rama i ruan vendet e punës për trafikantët, njerëzit e inkriminuar. “Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, një javë më parë i dhamë Ramës dhe Metës se të drejtën për të zgjedhur lirisht qeverinë nuk e dorëzojmë",-tha Basha.

Në fjalën e tij, Basha theksoi se opozita do të vazhdojë me protestat paqësore deri në largimin e qeverisë.

“Në këto dy vite, ekonomia tregoi se ranë investimet e kreditimi dhe u rrit varfëria, papunësia dhe lindi mjerimi. Rama është kryeministri më i pasur i popullit më të varfër. Korrupsion, trafik dhe drogë në këtë qeveri e askush nuk përgjigjet para ligjit. Rama e tregon popullin si hajdut, kur vetë ka thyer çdo rekord hajdutërie. Kush e pranon zëheshtur një qeveri që toleron vjedhjen, kush toleron një qeveri me ministër kryetrafikant, nuk është naiv apo i paditur, por është bashkëfajtor”, tha Basha.

Më tej, kreu i opozitës nënvizoi se është “pro protestave paqësore deri në largimin e qeverisë” para se të falenderonte edhe Policinë e Shtetit.  “E dimë që edhe ju jeni me ne. Jeni me ligjin dhe jo me shtetin e të padrejtës. Jeni me popullin dhe jo me Edi Ramën”, tha Basha.

“U bëj thirrje të gjithëve që të tregojmë qytetari, të tregojmë se jemi ndryshe nga ata, duke mos i prekur asnjë fije floku policisë sonë. Të vendosur që me forcën e mosbindjes të qëndrojmë të pamposhtur derisa të largojmë qeverinë e rrënimit ekonomik dhe korrupsionit”, shtoi kreu i PD-së.

Pas fjalimit të kreut të PD-së, protestuesit janë shpërndarë në mënyrë paqësore.

Lexoni lajme të tjera për protestën në "Koha Jonë"

FOTO nga protesta e PD para Kuvendi

Parullat më pikante në protestën e PD

Në PD shfaqen dhe maskat e bardha

Qëllohen me vezë gazetarët dhe kameramanët!

Masat për protestën e PD-së, policia rrethon Kuvendin 

Ndocaj: Protestoni para selive të partive

Topalli: Anuloni dekoratat e xhelatëve

Qëllohet me vezë shefi i Komisariatit Nr. 4

Berisha: Nuk mund të ruajmë gjakftohtësinë e turmës

Lista e pr.ligjeve që pritet të votohen sot

Rama i përgjigjet protestës së PD me fjalimet e Berishës

Berisha-Ramës: Të ka hyrë Saliu në bark

Dekoratat, Meta-Berishës: Hartoni projektrezolutë

Imami: Kjo qeveri, aleancë e bijve të Byrosë Politike

SHKARKO APP