Përfundon segmenti i parë i mikro-tunelit të TAP në Çorovodë

Në fund të muajit Prill, Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) përfundoi hapjen e segmentit të parë të mikro-tunelit në Skrapar. Dy muaj pas nisjes së punimeve, ka përfunduar tunli lindor me gjatësi 560 metra.

Kontraktori i TAP, Spiecapag, dhe nënkontraktoriBessac, arritën ta përmbyllnin këtë fazë të ndërtimit të mikro-tunelit brenda afateve të parashikuara dhe pa asnjë incident. Mikro-tuneli po ndërtohet duke përdorur teknologjinë më të fundit që garanton sigurinë teknike në punë dhe ndikim minimal mbi mjedisin. Tashmë që pjesa lindore e mikro-tunelit ka përfunduar, do të nisin punimet për realizimin e segmentit perëndimor. Përfundimi i të gjitha punimeve për mikro-tunelin pritet të ndodhë gjatë verës.

Mikro-tuneli i Çorovodës është i përbërë nga tuneli lindor me gjatësi 560 metra, tashmë i përfunduar, dhe tuneli perëndimor me gjatësi 600 metra. Gjatësia totale e mikro-tunelit do të jetë 1.5 km, ka diametër 1.8 metra dhe shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit TAP për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë deri në 1’800 metra mbi nivelin e detit dhe vetë përbërjes gjeologjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Ecuria e Ndërtimit të Pjesës Tokësore të TAP në Shqipëri

Gjatësia e Gjurmës së TAP në Shqipëri është 215 km.
Pastrimi i Korridorit të Kalimit             187 km Mbulimi i kanalit dhe gjurmës                         159 km
Saldimi i Tubave                                177 km Kthimi i gjurmës në gjendjen e mëparshme   120 km
Hapja e kanalit                                    163 km Testimi Hidrik                                                  70 km
Ulja e segmenteve të Tubacionit      161 km Mbërritja e Tubave dhe Bërrylave                   100%
Aktualisht, rreth 3’000 persona punojnë për projektin TAP në Shqipëri

Rreth 85.3% e punonjësve janë shqiptarë.

Rreth Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP)

 TAP-i do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Denizit II, në Azerbajxhan, në Evropë. Tubacioni, i gjatë 878 km, do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, në Kipoi, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe detit Adriatik, përpara se të mbërrijë në brigjet e Italisë së Jugut.

Gjurma që përshkon TAP-i mund të lehtësojë furnizimin me gaz të disa vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë Bullgarinë, Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Kroacinë dhe të tjera vende. Dalja në tokë e TAP-it, në Itali, ofron mundësi të shumta për transportimin e mëtejshëm të gazit natyror të Kaspikut në disa nga tregjet më të mëdha evropiane, si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Austria.

TAP-i do të nxisë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës përgjatë gjurmës së Gazsjellësit. Ai do të jetë një burim i madh i investimeve të huaja direkte. Pas shitjeve të para të gazit në Gjeorgji dhe Turqi, të synuara për në fund të vitit 2018, sasia e parë e gazit në Evropë do të mbërrijë përafërsisht në fillim të vitit 2020.

Aksionarët e TAP-it janë BP (20%), SOCAR (20%), SnamS.p.A. (20%), Fluxys (19%), Enagás (16%) dhe Axpo (5%).

Më shumë rreth TAP: www.tap-ag.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?