Përfundon takimi i ambasadorëve të SHBA e BE-së me opozitën parlamentare

Përfundon takimi i opozitës parlamentare me ambasadoren e SHBA-së dhe të BE-së në rezidencën amerikane. Takimi zgjati për rreth 90 minuta, në qendër të së cilit ishte reforma zgjedhore. Ambasadorët u kanë kërkuar kryetarëve të grupeve të opozitës në parlament që të votojnë ndryshimet që u bënë në reformën zgjedhore.

Në përfundim të takimit me ambasadorët e SHBA-BE-së, Myslim Murrizi deklaroi se vota e tyre në Kuvend do të jetë kundër kësaj marrëveshje, pasi nuk janë plotësuar tre kushtet e tyre. Murrizi tha se takimi me ambasadoren e SHBA-së ishte miqësor.

Deputeti demokrat u shpreh se ambasadores i bënë të ditur qëndrimin e tyre se reformën zgjedhore nuk do ta votojnë pa u plotësuar tre kushtet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një takim miqësor ku në emër të tre grupeve shprehëm qartë votën tonë kundër të pazarit të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet.

Swiss Digital Mobile Reklama

U thamë nuk votojmë asnjë lloj pazari. Kërkojmë listat e hapura ndryshme nuk votojmë. Nuk e mora vesh se cfarë kërkoi. Nuk u lamë hapësirë kërkesave të saj. Qëndrimi ynë është i palëkundur, nuk kërkojmë asgjë vec asaj që kemi kërkuar; administratë zgjedhore, lista të hapura dhe votën e emigrantëve” tha Murrizi.

Nimet Musai dhe Edmond Stojku nuk folën për mediat, po ashtu as Rudina Hajdari me Ralf Gjonin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?