Përfundon takimi në Pallatin e Brigadave, mësohet çfarë diskutoi Rama me ministrat
Aktualitet E Premte, 7 Mars 2025 21:06

Ka përfunduar në Pallatin e Brigadave, dita e parë e takimit maratonë mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave. Secili ministër raportoi për çfarë është bërë deri më tani dhe objektivat deri në përfundim të mandatit të tretë qeverisës. Dita e dytë të shtunën, me ministrat, drejtuesit politik dhe deputetët. Diskutimet do të fokusohen për kristalizimin e skuadrës me kandidatë për deputetë në parlamentaret e 11 Majit.