Përfundon testimi fizik i 400 studentëve aplikantë për Patrullë të Përgjithshme
Mesditën e sotme ka përfunduar testimi fizik i aplikantëve, për 400 studentë për Patrullë të Përgjithshme në Policinë e Shtetit.
Drejtori i Kolegjit të Policisë Ylli Vasili, thotë se për 9 ditë rresht, në ambientet e repartit Special RENEA u zhvillua konkurrimi fizik, në bazë qarqesh dhe renditja e pikëve është bërë në bazë të kuotave të lira që ka në dispozicion çdo qark.
”Ky ishte një proces transparent, me shanse të barabarta, i monitoruar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe SHÇBA. Tashmë procesi do vijojë me fazën tjetër, atë të testimit psikologjik. I uroj gjithë fitueseve në këtë fazë, suksese në fazat e tjera dhe njëkohësisht dua të falënderoj anëtarët dhe komisionet, për përkushtimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin e treguar në menaxhimin e kësaj faze konkurrimi”,- tha Vasili.