Përgjaket 8 Marsi, aksident tragjik me dy të vdekur në Lushnje

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Dita Ndërkombëtare e Gruas është përgjakur nga një aksident i rëndë në Shqipëri. Përplasja fatale që i mori jetën dy personave ndodhi në vendin e quajtur ”Ura e Gradishtës” në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë. Sipas policisë, një automjet tip “Benz” është përplasur me një motorr tip “Lifan”. Drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetin kanë humbur jetën në këtë aksident.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 15:10, në aksin rrugor Lushnjë-Divjakë, në vendin e quajtur “Ura e Gradishtës”, shtetasi A. S., 51 vjeç, banues në Spolat, Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motomjetin tip “Lifan”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet,(ende të paidentifikuar) të cilët kanë ndërruar jetë.

Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP