Përgjaket Durrësi, ndërron jetë në spital një nga të plagosurit (Emri)
Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur mbrëmjen e sotme pas përplasjeve me armë në Durrës. Mësohet se ka ndërruar jetë në spital Armando Baboçi, ndërkohë që vijon të jetë në kujdesin e mjekëve Erlad Gjini, djali i tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në një lokal në Durrës, ku sipas policisë pas një konflikti me mjetë të forat e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit Armando Baboci 39 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital dhe Erald Gjini 19 vjeç, djali i tij.( Ky i fundit ka ndërruar mbiemrin)
Policia njoftoi po ashtu se ka shoqëruar 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.
Fax News ka siguruar edhe pamjet e vendit të përplasjes mes personave ku shihet se jashtë ambienteve të lokalit është krijuar një kaos total.