Përgjaket e shtuna, vdes vjehrri dhe nusja. Rëndë nipi

Mëngjesi i kësaj së shtune ka rezultuar fatal, ku rrugët janë përgjakur. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara njerëzit. Aksidenti i rëndë rrugor që i mori jetën vjehrrin dhe nuses dhe që ka lënë në gjendje të rëndë fëmijën, ka ndodhur pranë zonës së njohur si Mali i Robit në Kavajë.

Fëmija i moshës 8-vjeçare është dërguar në Urgjencën e Spitalit të Durrësit. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, por dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështia në rrugë mund të kenë ndikuar.

Ndërkohë, në vendngjarje shkuan forca të shumta policie dhe mjete të emergjencave. Deri më tani nuk dihen as identitetet e viktimave.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?