Përgjaket inspektori i Bashkisë së Tiranës

 

Ky është Fatjon Dani, inspektor i Inspekoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës. Ai ka qenë bashkë me Florenc Hoxhën pjesëmarrës në sherrin e ndodhur dje në rrugën Ali Demi. Policia thotë se Hoxha ka kërcënuar dhe qëlluar K.K dhe E.K dhe për këtë arsye ai ndodhet në gjendje arresti. Por Bashkia e Tiranës bën të ditur se Hoxha dhe inspektori Fatjon Dani kanë qenë viktima të dhunës. Kjo foto i është bërë Fatjon Danit në spital, ku ai kishte vajtur për të marrë ndihmë, pasi ishte qëlluar me levë në konfliktin e ndodhur në rrugën Ali Demi. Policia e Tiranës nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me dhunimin e zyrtarit të Bashkisë. 

SHKARKO APP