Përgjaket janari, 5 viktima të krimit në 2 javë
Në 2 javët e para të vitit 2019, pesë persona kanë humbur jetën. Në ditën e dytë të vitit të ri në qytetin e Ballshit, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje.
Gazment Musta 34 vjeç refuzoi kërkesën e gruas për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën duke i lënë të vdekur në vend, ngjarja u shënua në sy të dy fëmijëve të mitur.
Në ditën e parë të këtij viti një krim në familje i mori jetën një vajze shqiptare 29-vjeçe në Greqi. Pas grindjes në familje, babai vrau vajzën e tij dhe e groposi në oborrin e banesës, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan.
Sot në Tiranë, dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje
KOHA JONË SONDAZH

